Rreth nesh

Home / Rreth nesh

Rreth kompanisë

Solvent Rating shpk është kompania e parë në Shqipëri e cila ofron zgjidhjet gjithpërfshirëse të cilat mund t'ju ndihmojnë në zhvillimin e përditshëm të biznesit tuaj. Kompania është themeluar në vitin 2018 me qëllim që t'u ndihmojë kompanive shqiptare në kërkim të klientëve të rinj, analizën e këtyre klientëve, në analizimin e mbledhjes së të ardhurave dhe nivelin e likuiditetit financiar. Qëllimi i kësaj kompanie gjithashtu është ndërgjegjësimi i biznesmenëve shqiptarë për të përdorur këto informacione që është praktikë që përdoret në botë prej shumë vitesh. Si një kompani e re e cila në tregun shqiptar ofron shërbime të sofistikuara ne sot bashkëpunojmë dhe jemi partner me një numër të madh të kompanive vendase por dhe me ato ndërkombëtare.

Punonjësit tanë janë të përkushtuar ndaj klientëve në mënyrë të veçantë por dhe nga ana etik. Ne e dimë se cilësia dhe integriteti i punonjësve kanë rëndësi kryesore për sigurimin dhe ruajtjen e besimit të klientëve tanë.

O kompaniji

Misioni

Konsulentët tanë proaktiv me njohuritë e tyre dhe informacionet e veçanta që disponojnë zgjidhin sfidat e përditshme të biznesit tuaj.

Misioni i kompanisë Solvent Rating shpk është ndërgjegjësimi i menaxherëve dhe drejtuesve shqiptarë për të përdorur informacione dixhitale që janë standard në biznesin botëror për shumë vite me radhë. Gjatë prezantimit të informacioneve dixhitale që mund të jenë shumë të dobishme për klientin, ne përpiqemi të ruajmë reputacionin tonë por duke rritur njëkohësisht konkurrencën në treg.

Misioni ynë është që të ndihmojmë klientët tanë të pëmirësojnë kapitalin intelektual, performancën e biznesit, rentabilitetin, likuiditetin dhe produktivitetin e biznesit të tyre duke zbatuar metodat më moderne të konsultimit.

Respektimi dhe ruajtja e të drejtave të klientit është imperativi ynë.

O kompaniji

Vizioni

Me ndërgjegjësim ne ndërtojmë besim, me njohurit krijojmë zgjidhje!!!

Vizioni i kompanisë Solvent Rating shpk është të jemi lider në rajon në fushën e ofrimit të informacioneve dixhitale të biznesit. Ne përpiqemi që me cilësinë e produkteve tona të fitojmë besimin tuaj dhe me zgjerimin e ofertës të plotësojmë kërkesat tuaja.

Përkundër rezultateve që kemi arritur deri tani, ne mendojmë se trajnimi i vazhdueshëm është i domosdoshëm në zhvillimin e këtij biznesi. Fryma e ekipit, këmbëngulja, komunikimi dhe ndryshimet dinamike janë vlerat që ne u kushtojmë vëmendje të madhe dhe janë ato të cilat përcaktojnë kulturën korporative të kompanisë Solvent Rating shpk.

O kompaniji

Strategjia

Solvent Rating shpi zhvillon biznesin e tij në kushtet e luhatjeve të vazhdueshme në treg, ku fluksi i informacioneve dhe teknologjitë e reja krijojnë oportunitete të reja në biznes, duke ruajtur strategjinë e rritjes së vazhdueshme të suksesit dhe përfitimit.

Duke pasur parasysh përdoruesit e informacioneve dixhitale, kërkesat e të cilëve janë në rritje të vazhdueshme, strategjia e kompanisë Solvent Rating shpk është përqendruar në tërheqjen e klientëve të rinj dhe ruajtjen e atyre ekzistues.

Rreth nesh

Qëllimi

Qëllimi ynë është që kompanisë suaj t'ia ofrojmë siguri, përfitim, likuiditet financiar më të madh si edhe menaxhim profesional dhe individualitet në mënyrë të tillë që bizneset të kenë mundësi të përqendroheni në veprimtarinë tuaj kryesore. Themelimi i bashkëpunimit me bizneset është në përputhje me standardet evropiane dhe biznesin e kompanisë sonë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve që janë gjithashtu qëllimi që ne synojmë.

Detyrimi ynë është që t’ju dëgjojmë, t’ju kuptojmë dhe t’ju plotësojmë nevojat tuaja si edhe të gjejmë zgjidhet për të gjitha problemet që keni dhe së fundi, që është dhe më e rëndësishmja, të krijojmë kushte të favorshme për një bashkëpunim afatgjatë me klientët dhe partnerët nga e gjithë bota. Siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave personale dhe të biznesit të klientëve tanë janë gjithmonë prioriteti ynë. Të gjitha informacionet i ruajmë duke zbatuar standardet më të larta proceduriale në biznesin tonë.

O kompaniji

Vlerat tona

Vlerat kryesore që përcaktojnë kulturën korporative të kompanisë Solvent Rating shpk si edhe përkushtimi ynë ndaj parimeve profesionale dhe personale janë si mëposhtë:

  • Puna në grup – secili punonjnës në mëntyrë të barabartë merr pjesë në arritjen e suksesit të biznesit tonë dhe krijimin e marrëdhënieve të forta dhe të suksesshme. Puna efektive në grup kërkon marrëdhënie të mira, respekt të ndërsjelltë dhe shkëmbim informacionesh.
  • Dinamika – koha e sotme karakterizohet nga ndryshimet dinamike dhe për këtë arsyje është e nevojshme ndjekja e vazhdueshme e ngjarjeve në treg dhe reagimi ndaj tyre. Kompania Solvent Rating shpk përmes inovacionit dhe përmirësimit përpiqet të zgjerojë ofertën e shërbimeve dhe të dëgjojë zërin e klientëve të saj duke iu përgjigjur kërkesave të tyre.
  • Këmbëngulja – këmbëngulja është thelbi i biznesit dhe një nga cilësitë kryesore të kompanisë sonë. Në kompaninë Solvent Rating shpk kemi të bëjmë me disa forma të këmbënguljes - këmbënguljen në procesin e mësimit ditë pas dite nga përvojat tona dhe në përpjekje të vazhdueshme për të qenë sa më të mirë në profesionin tonë. Këmbëngulja në faktin që çdo projekt që niset, pavarësisht se realizimi i tij është kompleks, duket të përfundojë me sukses. Këmbëngulja për të lënë përshtypjen pozitive tek klienti me qëllim pasjen e një bashkëpunimi të suksesshëm.
  • Komunikimi – duke shkëmbyer informacione ne përballemi në çdo situatë me guxim dhe vendosmëri.
  • Sjellja profesionale – kompania Solvent Rating shpk ofron informacione dixhitale duke përdorur standarde më të avancuara teknike dhe profesionale. Ne sigurojmë konfidencialitetin e të dhënave dhe privatësinë e klientëve tanë.
  • Respektimi i klientëve – me klientët tanë sillemi me respekt, sinqeritet dhe dinjitet.
  • Integriteti – duke synuar qëllimet dhe standardet më të larta profesionale, ne ruajmë pavarësinë dhe integritetin.
  • Suksesi – suksesi i kompanisë Solvent Rating matet me numrin e klientëve të kënaqur dhe me numrin e partnerëve nga e gjithë bota me të cilët krijon kushte të favorshme për nje bashkëpunim afatgjatë.
  • Udhëheqja – udhëheqja kërkon guxim, vizion dhe integritet.
Rreth nesh

Të jeni të informuar!

Regjistrohuni në faqen tonë të postës elektronike në mënyrë për të marrë njoftime të menjëhershme mbi të rejat e kompanisë sonë!