Boniteti.al

Një bazë unike e të dhënave publike rreth të gjithë bizneseve nga Shqipëria.

Ky portal ju mundëson të kërkoni klientë potencialë, t'i monitoroni aftësitë e tyre paguese, veprimtarinë e përgjithshme, ndjekjen në vazhdimsi të ndryshimeve të tyre, të cilat mund t'ju ndihmojnë në procesin e vendimmarrjes dhe se si të bashkëpunoni me ta në të ardhmen, dhe së fundi, ju ndihmon në mënyrën e mbledhjes së të ardhurave.

Niveli i kredibilitetit të një kompanie është tregues i pozitës së saj në treg, si dhe perspektivave të zhvillimit dhe të orientimit të saj në biznesit. Niveli i kredibilitetit përdoret edhe për të vlerësuar aftësinë kreditore dhe likuiditetin financiar të kompanisë. Faktorët të cilët ndikojnë në nivelin e kontabilitetit e kompanisë suaj janë raportet financiare, informacionet rreth zhvillimit të biznesit të kësaj kompanie, mënyra e pagesave, si dhe informacione të tjera në lidhje me fushën e aktivitetit në të cilën kompania operon dhe pozita e saj në atë sektor.

Përcaktimi i nivelit të kredibilitetit të kompanisë kryhet përpara marrjes së ndonjë vendimi të rëndësishëm biznesi. Thelbi i analizës së aftësisë kreditore të kompanisë nënkupton marrjen e përgjigjeve sa më të sakta për pyetjet e mëposhtme:

  1. Si i paguan furnitorët?
  2. Si i paguajnë klientët?
  3. A mundet një kompani që është përdoruese kredie të jetë në gjendje të paguajë detyrimet në kohë?
  4. A janë reale dhe likuide të ardhurat dhe rezervat e kësaj kompanie?
  5. A është e qëndrueshme gjendja financiare e kompanisë?

Një kuptim shumë i ngushtë dhe i thjeshtuar i nivelit të kredibilitetit të kompanisë reduktohet në aftësinë paguese të kompanisë.

Të jeni të informuar!

Regjistrohuni në faqen tonë të postës elektronike në mënyrë për të marrë njoftime të menjëhershme mbi të rejat e kompanisë sonë!